Thuhet se Princi i Uellsit, William, është “i shqetësuar” për sigurinë e vëllait të tij Princit Harry, pas “ndjekjes pothuajse katastrofike me makinë” të Dukës së Sussex dhe Meghan Markle në Nju Jork.
Ekspertja mbretërore, Jennie Bond, tha për OK: “Do të kishte qenë traumatike për Harry-n, por mendoj se është qesharake që ai të përfshihet në një ndjekje me makinë”. “Kjo duhet të ketë goditur zemrën e William”, tha ajo duke shtuar: “mendoj se William duhet të kishte një zemër prej çeliku që të mos shqetësohet për vëllain e tij. Gjithashtu mendoj se përçarja është aq e thellë sa dyshoj se ata kanë folur për këtë gjë. Do të shpresonit në ndonjë mesazh apo diçka tjetër, por kush e di”.