Twitter regjistroi disa përplasje gjatë një bisede audio të shumëpritur, të drejtpërdrejtë, midis Elon Musk dhe guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis.
Ndërprerjet teknike e penguan DeSantis që të shpallë kandidaturën e tij republikane për president. Që kur Musk mori drejtimin e Twitter në tetor, ai ka bërë shkarkime të shumta nga puna, duke përfshirë shumë inxhinierë përgjegjës për rregullimin e gabimeve të softuerit.
Punonjësit aktualë dhe ish-punonjësit e Twitter kishin shprehur më parë shqetësim për këtë, duke thënë se reduktimi i ndjeshëm i fuqisë punëtore do ta bënte platformën të prekshme ndaj përplasjeve gjatë kohës së mbingarkesës. Nga ana tjetër, po të mërkurën, Presidenti i SHBA Joe Biden shfrytëzoi rastin për të tallur ofertën presidenciale të DeSantis duke postuar një apel për mbledhjen e fondeve me komentin: “Kjo lidhje funksionon”.