32
Propozim – rezoluta e Partisë demokratike të Kosovës (PDK) me të cilën është kërkuar shkarkimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari nuk është hedhur në votim për shkak të mungesës së kuorumit.
Në kohën kur ka përfunduar debati për këtë pikë në sallë kanë qenë vetëm 50 deputetë dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, e ka mbyllur seancën.