Tahiri: Ministrja Hajdari e ka mision keqpërdorimin dhe abuzimin

by informim

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se është degradim i madh relativizimi i mosdeklarimit të pasurisë.

Ai ka thënë se ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari është dënuar për mosdeklarim të pasurisë.

banner

Tahiri ka thënë se një prej skandaleve më të mëdha janë rezervat shtetërore.

Sipas tij, procedurat që janë klasifikuar si sekret shtetëror janë të dyshimta.

“Sa është blerë, si është blerë, procedurat nuk mund të jenë sekrete shtetërore. Këta kanë gabuar, kjo e ka bërë një vepër penale goxha të rëndë që do të ballafaqohet me ligjin. Një furrë buke ka qenë ndërmjetësuese për të blerë grurë nga një kompani ndërtimi në Turqi. E kemi çështjen e rezervave të vajit. Prandaj, kjo ministre ballafaqohet me një mori keqpërdorimesh dhe padyshim për të gjitha do të ndiqet penalisht. Më 2022 Ministria i ka pasur 18 projektligje në agjendë vetëm një ligj i ka kaluar më lexim të parë dhe tjetri për çmimet tavan që i ka përfunduar në Kushtetuese. Kjo e tregon efikasitetin e kësaj ministrie. Kjo ministre i ka blloku diku 775 milionë euro në energjinë e ripërtrishme”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se për dy vjet e gjysmë nuk mund të flitet për asnjë sukses të vetëm të kësaj ministrie

Ka shtuar se mision e ka keqpërdorimin dhe abuzimin.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy