Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka takuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, gjatë vizitës së tij në veri të Mitrovicës pasditen e së enjtes.
Varhelyi ka njoftuar se gjatë takimit me Rakiqin kanë folur për procesin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin ka thënë se është parakusht për normalizim të raporteve.
“Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parakusht për normalizim dhe progres në rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar ai në Twitter.
https://twitter.com/OliverVarhelyi/status/1661743718741999616?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1661743718741999616%7Ctwgr%5E06b9830144c47e85efc1b6d3e89d116ddb93261c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Farberi%2F379078%2Fvarhelyi-takon-rakiqin-asociacioni-parakusht-per-progres-ne-rrugen-e-kosoves-drejt-be-se%2F