Vuçeviq: Serbia nuk pranon formimin e Asociacionit jashtë parimeve të dakorduara

by informim

Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka thënë në një bisedë me delegacionin e Senatit të Shteteve të Bashkuara dhe senatorëve Chris Murphy dhe Gary Peters se Serbia nuk do të pajtohet me përpjekjet e Kosovës për të formuar Asociacionin përtej parimeve tashmë të dakorduara me marrëveshjen e Brukselit.

Vuçeviq, gjatë diskutimit për sigurinë rajonale, përmendi “mungesën e vazhdueshme të gatishmërisë së përfaqësuesve Kosovës për diskutime lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, obligim të cilin pala kosovare  e ka pranuar qysh në vitin 2015, .

banner

Ai, siç pretendohet në kumtesën e ministrisë së tij, ka thënë se duke vepruar kështu, pala kosovare “në mënyrë të njëanshme po redukton mundësinë e vendosjes së një dialogu konstruktiv” që do të kontribuonte në pajtimin përfundimtar në Ballkanin Perëndimor, vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimi i besimit të ndërsjellë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy