Për zhvillimet e sotme në Veri ka dhënë një koment kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai në një tubim me Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ka thënë se Kosova duhet të përdorë “mekanizmat diplomatikë” dhe koordinim me aleatët, për të evituar destabilizimin në vend.
Tutje, ai ka thënë se “duhet të jemi të matur”, për të mos rënë në ndonjë grackë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Në Këshillin e Përgjithshëm të LDK, kryetari i LDK Lumir Abdixhiku filloi adresimim ndaj anëtarëve të saj për zhvillimet e fundit në vend, duke shprehur se duhet të përdorim të gjithë mekanizmat diplomatikë e shtetarë për të evituar destabilizimin ne vend, e te jemi te matur ndaj çdo gracke potenciale te Vuçicit”, thuhet në një njoftim të LDK-së.