Akil Gjakova kalon në çerekfinale të Grand Prixit të Austrisë

by informim

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Grand Prixit që po mbahet në Linz të Austrisë.

Gjakova i ka nisur mirë garat në Austria, duke fituar në dy raundet e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në raundin e parë, Akili e mposhti me ‘ippon’ garuesin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.

Në raundin e dytë, Gjakova u ndesh me xhudistin nga Austria, Herbert Wicker, të cilin e mposhti brenda minutës së parë me ‘ippon’.

Me këtë fitore, xhudisti jonë kaloi në raundin e tretë ku u ndesh me Martin Hojak të Sllovenisë, të cilin gjithashtu e mposhti pa shumë vështirësi.

Kështu, Gjakova e siguroi çerekfinalen e madhe të kategorisë deri në 73 kilogramë, ku do të ndeshjet me Adil Osmanova të Moldavisë.

Përveç Akilit, sot po të garojnë edhe Loriana Kuka, e cila ka kaluar në raundin e tretë, ndërsa Laura Fazliu u eliminua në raundin e dytë. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy