Bujar Osmani anulon vizitën në Mitrovicë, bën thirrje për ulje të tensioneve

by informim

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vendi i të cilit aktualisht kryeson me OSBE, e që po qëndron sot në Kosovë, ka bërë thirrje që të ulen tensionet në veri të vendit.

Ai sot kishte në plan të zhvillonte një vizitë edhe në Mitrovicë, por pas zhvillimeve të fundit, ai tha se do ta riplanifikojë atë.

banner

“Si kryesues i OSBE-së, unë bëj thirrje për depërshkallëzimin dhe zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës. OSBE është e gatshme të ndihmojë; OSBE në Kosovë  misioni ka kredibilitet dhe besim mes njerëzve, institucioneve; vendimtare për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Unë do të riplanifikoj vizitën time në Mitrovicë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë ai.

Osmani sot u takua me krerët institucionalë në Prishtinë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy