Kryetari i Komunës së Zveçanit: Jam në zyrë, gjithçka është nën kontroll

by informim

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, e ka konfirmuar se ndodhet brenda objektit të Komunës, në zyrën e kryetarit.

Në një prononcim Peci tha se tash gjithçka është nën kontroll.

banner

Ai konfirmoi edhe largimin e flamujve serb nga objekti i komunës, derisa shtoi se në objektin e komunës ndodhen edhe policë, të cilët “janë duke e vazhduar punën e vetë”.

“Po, unë për momentin jam në zyrën e kryetarit, dmth në objektin e Komunës. Mirë, në objekt të komunës gjithçka është nën kontroll. Veç janë hjek do simbole, janë hjek prej zyrës këtu.

Për momentin s’ka shumë, tentimi i parë patë ma shumë derisa erdh Njësia Speciale dhe gjithçka u rregullua. Situata për momentin është shumë e qetë mrena në objektin e komunës. Policia janë duke e vazhduar punën e vetë. Po, janë në objekt, në punën e tyre, unë punën time si kryetar komune në zyrën time”, ka thënë Peci.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy