Lëvizje të shtuara të kamionëve në Veri në pikat ku vendosen barrikada

by informim

Për të penguar punën e kryetarëve të rinj në katër komunat veriore, serbët sot lëshuan alarmin dhe u grumbulluan para objekteve komunale që t’u ndalonin hyrjen atyre.

Por, kundërshtimin duket se s’do ta lënë me kaq.

banner

Mediat bëjnë me dije se po vërehen lëvizje të shtuara të kamionëve në pjesë të ndryshme të veriut, në lokacionet ku zakonisht i vendosin barrikadat. Ata pritet që të vendosen në rrugët kryesore.

Ndërkaq, serbët kanë hedhur zhavorr në afërsi të Komunës së Leposaviqit në përpjekje për ta bllokuar rrugën në afërsi të objektit.

Për këto veprime, Lista Srpska paralajmëroi tensione.

Duke reaguar pas betimit të Kryetarit të Mitrovicë së Veriut Erden Atiq, kjo parti, pa ofruar prova, ka paralajmëruar  serbët nga 1 qershori, “do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet për të ndalur represionin”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy