Molliqaj: Kurti po e rrezikon të ardhmen e vendit për t’u shfaqur si politikan i që nuk bën kompromise

by informim

Pas zhvillimeve të sotme në tri komunat veriore të vendit, ku u mblodhën qytetarë serbë për të penguar hyrjen e kryetarëve nëpër zyret e tyre, ka reaguar edhe kryetari i PSD-së është Dardan Molliqaj

Molliqaj ka shkruar në llogarinë e tij në “facebook” se e ardhmja e vendit është në rrezik vetëm që Kurti ta ruaj aurën e politikanit që nuk bën kompromise, por kompromiset ndërkohë i ka bërë.,secilin më të dëmshëm se tjetrin.

Tutje ai ka shtuar se s’ka asnjë dilemë që të gjitha veprimet e Kurtit në veri – përfshirë këto të sotmet – e kanë legjitimuar para ndërkombëtarëve kërkesën për vetëqeverisje në veri.

“Kurti e di mirë që ky do të jetë efekti. Por ai shqetësohet për një efekt tjetër. Efektin e popullaritetit të vet. Ai e ka vendosur veten dhe imazhin e tij para interesit të Kosovës dhe sigurisë së qytetarëve të saj”

Problemi në veri dhe problemet me Serbinë, janë politike dhe jo të sundimit të ligjit, ka thënë kryetari i PSD-së Molliqaj

“Jemi totalisht kundër këtyre veprimeve. Jemi po kaq shumë, kundër Asociacionit”

Vetëm ripërcaktimi i kufijve, si vullnet i qytetatëve serbë në veri dhe atyre shqiptarë në Luginë, është zgjidhja përfundimtare që e sjell paqen dhe pamundëson konfliktin, e ka përmbyllur postimin e tij kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj/Informim.net

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy