Neuralink i Elon Musk merr miratimin për studime njerëzore

by

Neuralink, kompania e çipave të trurit të Elon Musk, merr miratimin e FDA për të kryer testet e saj të para tek njerëzit

Perspektiva e implanteve të trurit për të rritur aftësitë njerëzore po i afrohet realitetit. Neuralink, kompania e themeluar nga miliarderi Elon Musk, ka njoftuar se ka marrë miratimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të nisur testet e para te njerëzit. Qëllimi i Neuralink është të rivendosë shikimin dhe lëvizshmërinë e njerëzve duke lidhur trurin me kompjuterët. Pavarësisht miratimit, kompania tha se ende nuk ka plane të menjëhershme për të rekrutuar pjesëmarrës. Për më tepër, planet ambicioze të Musk për të filluar testimin nuk janë realizuar ende dhe rregullatori nuk ka komentuar ende. Një përpjekje e mëparshme nga Neuralink për të marrë miratimin e FDA u refuzua për arsye sigurie, sipas një raporti të Reuters i muajit mars, që citonte disa punonjës aktualë dhe të mëparshëm.

banner

Neuralink shpreson të përdorë mikroçipet e saj për të trajtuar raste të tilla si paraliza dhe verbëria, dhe për të ndihmuar disa njerëz me aftësi të kufizuara të përdorin kompjuterët dhe teknologjinë celulare. Çipat, të cilët janë testuar te majmunët, janë krijuar për të interpretuar sinjalet e prodhuara në tru dhe për të transmetuar informacione te pajisjet përmes Bluetooth. Pavarësisht sfidave teknike dhe etike, miratimi është “rezultat i punës së jashtëzakonshme nga ekipi Neuralink në bashkëpunim të ngushtë me FDA”, tha kompania. Kompania premtoi më shumë informacion “së shpejti” në lidhje me planet për të regjistruar pjesëmarrësit në provën eksperimentale.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy