Ngjarjet në Veri, Sveçla: E përgëzoj policinë për ballafaqimin me bandat kriminale

by informim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në tri komunat veriore të vendit, ku u mblodhën qytetarë serbë për të penguar hyrjen e kryetarëve nëpër zyret e tyre.

Sveçla e ka përgëzuar Policinë e Kosovës “për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale”, derisa ka bërë me dije se pesë pjesëtarë të Policisë kanë marrë lëmdime të lehta, 

banner

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi. 5 pjesëtarë të policisë janë lënduar nga sulmet e këtyre grupeve por që fatmirësisht lëndimet janë të lehta, ata ndihen mirë dhe janë në detyrë.

Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale të cilët për hir të përfitimeve kriminale personale e grupore dëshirojnë kaos dhe suspendim të shtetit të së drejtës e të demokracisë”, ka shkruar Sveçla.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=691237789679167&id=100063788556625
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy