Policia e Kosovës hyn edhe në Komunën e Zubin Potokut

by informim

Trupa të Policisë së Kosovës sapo kanë hyrë në objektin e komunës së Zubin Potokut, pasi kanë arritur ta shpërndajnë turmën e mbledhur për ta penguar hyrjen e kryetarit të ri.

Edhe në Zubin Potok janë dëgjuar krisma, ndërkaq Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba për ta shpërndarë turmën.

Sic u raportua më herët se Policia e Kosovës kanë arritur ta mundësojë hyrjen e kryetarit të ri të Zveçanit në objektin e Komunës. Në Zveçan situata ishte më e tensionuar.

Turmat e njerëzve u mblodhën para komunave veriore, pasi në qytete u dëgjuan sirenat.

Zakonisht, në katër qytetet veriore, sirenat lëshohen nga strukturat që thërrasin qytetarët për të dalë në rrugë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy