Situatë e tensionuar në Veri, a po përgatiten barrikada të reja atje?

by informim

Serbët duket se kanë një plan për ta tensionuar situatën në Veri të vendit, në përpjekje për ta penguar punën e kryetarëve të rinj të komunave. Alarmi është ndezur, e qytetarët kanë filluar të mblidhen para kuvendeve komunale në katër komunat me shumicë serbe. Burime të Express thonë se autobusët që ishin nisur për të marrë pjesë në mitingun e Vuçiqit në Beograd që mbahet sonte, kanë marrë urdhër që të kthehen. A po përgatitet skenari i kohë pas kohshëm serb atje; vendosja e barrikadave?

Serbët e Veriut kanë ndezur alarmet në pjesën Veriore të Mitrovicës, që ndryshe është thirrje për banorët që të mblidhen. Këto janë informatat e para nga pjesa problematike e vendit.

banner

Duke reaguar pas betimit të Kryetarit të Mitrovicë së Veriut Erden Atiq, Lista Srpska, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, pa ofruar prova, ka paralajmëruar  serbët nga 1 qershori, “do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet” për të ndalur represionin.

Mediat lokale atje, shkruajnë se janë mbledhur tashmë qytetarët para kuvendeve komunale. Kjo ndodh disa ditë pasi që të paktën dy nga katër kryetarët e komunave më shumicë serbe dhanë betimin; bëhet fjalë për kryetarë joserbë, që dolën nga zgjedhjet të cilat serbët i bojkotuan

Sipas burimeve të mediave thonë se Aleksandër Filipoviq është parë para objektit të komunës së Leposviqit. Të njëjtat burime nga sektori i sigurisë së Kosovës, thonë se Filipoviq dyshohet se udhëheq pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës që tashmë kanë dhënë dorëheqje nga ky insitutucion.

“Ekzistojnë dyshime se serbët po përgatiten për të vendosur barrikada të reja në Veriun e Kosovës”, tha një burim nga sektori i sigurisë.

Policia e Kosovës, para pak çastesh, ka treguar se cfarë po ndodh atje.

““Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftim të policisë.

Ndryshe, Vucic sonte në Beograd pritet ta mbaj një miting, në fakt një anti-miting ndaj mitingjeve masive të Opozitës së atjeshme. Ishte paralajmëruar se dhjetëra autobus nga Kosova do të shkojnë atje në përkrahje të Presidentit serb. Por, burime të Express thonë se tashmë të njëjtit janë urdhëruar që të rrijnë në Kosovë; si duket për t’i përdorur të njëjtit për lojërat e tij në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy