Tom Hanks mori diplomë nderi në ceremoninë e 372-të të diplomimit të Universitetit të Harvardit
Universiteti i Harvardit i dha një diplomë nderi Doktori i Arteve aktorit legjendar Tom Hanks të enjten, duke rritur akoma më shumë koleksionin e tij të gjerë të vlerësimeve. Duke e prezantuar Hanksin me disa nga rolet e tij më ikonike, presidenti i Universitetit të Harvardit, Lawrence Bacow e quajti Hanksin: “Shoku më i mirë i Wilson, shoku i Buzz, shpëtimtari i Ryan, [dhe] babai i Amerikës”. Bacow vlerësoi gamën e gjerë të roleve të Hank, “me zgjuarsi dhe hir, mendjemprehtësi dhe guxim, shfaqjet e tij prekin zemrën dhe shpirtin dhe na tregojnë pse i besojmë Tomit”. Hanks, 66 vjeç, u kënaq kur iu dha një volejboll Wilson si dhuratë, një referencë për hitin e tij të vitit 2000 Cast Away.