61
Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, reagoi pas lajmit që presidenti serb i ka dhënë sot ushtrisë së tij.
Me anë të një postimi në Twitter, Vela shprehet se regjimi piromanik i Serbisë ka urdhëruar ushtrinë e tij të grumbullohet në kufirin me Kosovën dhe se çdo infiltrim në veri të Kosovës nga njësitë ushtarake të Serbisë, me maskim civil, do të rrezikojë paqen dhe stabilitetin e rajonit.
“Regjimi përfaqësues i Rusisë në Beograd po përshkallëzon situatën për të siguruar mbijetesën e tij!”, shkroi mes tjerash Vela.