Dhjetra qytetarë serb kanë protestuar sot para objektit të komunës në Zveçan për të penguar hyrjen në objekt të kryetarit të ri të zgjedhur në zgjedhjet e mbajtur ame 23 prill 2023. Rezistenca e tyre ka arritur deri në mosbindje duke e provokuar Policinë e Kosovës që të përdor forcat për të larguar qytetarët nga hyrja e komunës.
Policia e Kosovës e ka shpartalluar grupin e serbëve duke hedhur gaz lotësjellës dhe kështu i ka larguar nga hyrja e objektit. Me këtë rast në komunë ka hyrë kryetari i zgjedhur Ilir Peci i cili po qendron aty i siguruar nga forcat policore të Kosovës.
Protestuesit janë larguar për momentin nga vendi dhe janë shpërndarë në rrugët e qytetit.
Siq shihet në video, situata duket mjaft e tensionuar dhe me mundësi eskalimi. Kliko dhe shikoje videon ne Youtube