Edhe Kryeministri Kurti pronocohet rreth trazirave në komunat veriore

by informim

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti ndryshe nga lideret Amerikan dhe të Bashkimit Europian të cilët reaguan shumë shpejt për trazirat e ndodhura në tri komunat veriore, ka pritur të zbardh dita e së shtunës për të reaguar lidhur me këto ngjarje.

Në një postim në profilin e tij në facebook ai ka thënë se hyrja e kryetarëve të zgjedhur në objektet e komunave përkatëse është detyrë e tyre sepse ata nga aty duhet të ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. Ai ka thënë se kryetarët kanë hyrë në objektet që i takojnë Republikës së Kosoves duke nënkuptuar se nuk i është marrë askujt asgjë.

banner

Poashtu, kryeministri Kurti thotë se i kupton reagimet dhe shqetësimet e ndërkombëtareve, por sipas tij nuk kishte ndonjë mënyrë tjetër se si të arrihen këto objektiva, në të kundërten do të kishte qenë mospërmbushje e obligimeve të përcaktuara me Kushtetutë.

Në këtë postim kryeministri i ka falenderuar edhe policinë e Kosovës për punën profesionale në mbrojtje të sundimit të ligjit dhe i ka ftuar qytetarët e këtyre komunave që të bashkëpunojnë me kryetarët e zgjedhur sepse ata nuk janë kundër askujt por në shërbim të të gjithëve.

Në fund kryeministri i njofton qytetarët se të gjitha rrugët në veri janë të hapura dhe të kalueshme për secilin.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/pfbid0hoJcxHzj4fsPW8iJ6BDAGy3DhTzeJSkWTSkiDuyBYUzyWsah4CWwjr7X16bJEahSl?__cft__[0]=AZVtGJSc73quoledk4GJHiln5HR1fWGAJEgZby148E01rOS_tT2D4i5ofjZHzUEVIhIuOwU8mOfgeD2OvSu9ZjEmHNimG58TSqgp4dL8sbpHWfdvVOEa5y0d0LX-_7cGZiKYCjgFiuFlfdhRC1KRrZY8SJc0SLKAnjJ3w61zuJQc8Q&__tn__=%2CO%2CP-R
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy