Kongresmeni amerikan Ritchie Torres e ka shprehur zhgënjimin për kritikat që Sekretarin Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ia ka bërë Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti për situatën e krijuar të premten në veri të Kosovës.
Blinken kishte kritikuar Qeverinë e Kosovës “për përshkallëzim të tensioneve në veri dhe rritje të jostabilitetit”.
Ai madje tha se këto veprime ndikojnë në marrëdhënien SHBA – Kosovë. E kongresmeni Torres në një postim në Twitter ka shprehur zhgënjimin ndaj Blinkenit
“Kosova është aleate e palëkundur e SHBA-së. Kur SHBA-së iu deshën shtete për të pranuar refugjatë afganë, Kosova ishte e para dhe në mesin e shteteve të pakta që shprehu gatishmërinë për të ndihmuar. Është zhgënjyese për mua dhe votuesit e mi shqiptarë të shohim Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së”, ka shkruar Torres në Twitter.
Kosovo is an unwavering ally of the US. When the US needed countries to take in Afghan refugees, Kosovo was the first and among the few to rise to the occasion.
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) May 27, 2023
It’s disappointing to me and my Albanian constituents to see Secretary Blinken publicly attack a US ally. https://t.co/Ay9VwZMfh7