Kurti-Sarrazinit: Shkuarja e kryetarëve në zyrat e tyre duhet të trajtohen si gjë normale

by informim

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në takim u diskutua për procesin pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur.

banner

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale.​

Sarrazin është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, e cila ka thënë se veprimet e Policisë së Kosovës kundër “grupeve kriminale të Vuçiqit” janë legjitime”.

Osmani ka theksuar se veprimet kriminale në veri të orkestruara nga struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi kanë për qëllim moslejimin e kryetarëve të ri të komunave në veri të vendit të ushtrojnë detyrat sipas ligjit dhe kushtetutës dhe instrumentalizimin e popullatës lokale serbe për të krijuar vakum institucional, klimë të përgjithshme frike dhe pasigurie.

Ndërkaq, Sarrazin iu tha sot gazetarëve se arsyeja pse është sot në Kosovë është për të përçuar mesazhin se “nuk e lejojmë të hidhet poshtë Marrëveshja e Ohrit për veprime budallaqe”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy