U zhvilluan pjesët e para të javës së fundit të Bundesligës Gjermane. E gjithë vemendja është të ndeshjet Borussia Dortmund vs Mainz 05 dhe FC Koln vs Bayern Munchen. Varësisht prej rezultateve të këtyre ndeshjeve përcaktohet kampioni i Bundesliges Gjermane.
Pas përfundimit të pjesëve të para Borussia po humb 0 – 2 ndaj Mainz 05 ndërsa Bayern po fiton si musafirë 1 – 0 ndaj FC Koln.
Me këto rezultate, Bayern Munich kalon në poziten e parë në tabelë me 71 pikë duke e lënë mbrapa në vendin e dytë Borussia Dortmund me 70 pikë.
është pritur që Borussia Dortmund të fitoj lehtë si nikoqire ndaj Mainz 05 por ja që nuk po del të jetë e lehtë dhe po rrezikon shumë të humb titullin e kampionit në ndeshjen e fundit para tifozëve të vetë në Iduna Park Stadion.
Burrussia Dortmund duhet patjetër të fitoj ndeshjen sepse një barazim nuk i mjafton për të fituar titullin e kampionit në qoftë se Bayern Munchen shënon fitore ndaj Kolnit, kjo për shkak të golaverazhit më të mirë të Bayernit dhe për shkak të ndeshjeve të fituara direkte.