Mustafa: Grupet e Vuçiqit nuk mund të sjellin në pikëpyetje për pavarësinë e Kosovës

by informim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka shkruar se nuk mundet askush dhe aq më pak grupet e organizuara si të “moderuara” të Vuçiqit të sjellin pikëpyetje në modelin e suksesit, pavarësinë e Kosovës.

Mustafa duke iu uruar fillim të mbarë kryetarëve të zgjedhur në Komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, ka shkruar në Facebook, se përkrahja dhe kritikat që vinë nga miqtë tonë në përgjithësi, SHBA në veçanti janë të mirëpritura dhe ndihmojnë gjithanshëm vendin tonë.

“U deshën 25 vite që komunat e veriut të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi e Zubin Potoku të përzgjedhin kryetarët e tyre në rrethana demokratike dhe me votën e legjitime . Këto zgjedhje ishin të mirë koordinuara me vendet e Kuintit dhe në veçanti me ShBA-të, duke shtuar besueshmërinë e procesit të zgjedhjeve në këto komuna. Përkrahja e miqve tonë është shumë e mirëpritur, dhe si e tillë prodhon siguri të shtuar në këto hapësira të cilat për një kohë të gjatë vuajnë nga mungesa e rendit dhe ligjit. Jemi të bekuar se me miqtë tanë do të ndërtojmë modelin e suksesit , pavarësinë e Kosovës qe është projekt i përbashkët i vendit tonë me vendet e Nato-s të prira nga SHBA-ja. Nuk mundet askush dhe aq më pak grupet e organizuara si të “moderuara” të Vuçiqit të sjellin pikëpyetje në modelin e suksesit, Pavarësinë e Kosovës. Përkrahja dhe kritikat që vinë nga miqtë tonë në përgjithësi, SHBA në veçanti janë të mirëpritura dhe ndihmojnë gjithanshëm vendin tonë. Gëzuar dhe fillim i mbarë kryetarëve të zgjedhur në Komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq”, ka shkruar Mustafa.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy