Ndodh në Kosovë: FFK e delegon gjyqtarin e përfolur Bejtullahu në dy ndeshje vendimtare brenda 24 orëve

by informim

Diçka e pazakontë po ndodh në futbollin e Kosovës. Gjyqtari që është bërë ndër më i përfoluri në futbollin kosovar, Mervan Bejtullahu tashmë është bërë edhe më i përfolur.

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Ky gjyqtar brenda 24 orëve i referon dy ndeshje tepër të rëndësishme dhe vendimtare.

banner

Bejtullahu sot ishte gjyqtar kryesor në duelin e barazhit të Ligës së Parë mes Ulpianës dhe Lirisë, e luajtur në Klinë.

Fitues i këtij dueli ishte Liria me rezultat 3:1 dhe do të përballet me ekipin që mbetet në barazh në Superligë, për inkuadrim në elitën e futbollit kosovar.

Ndërsa, për nesër i njëjti gjyqtar është deleguar për ta ndarë drejtësinë në duelin Ferizaj-Dukagjini, ndeshje kjo që mund të vendosë se kush do të shkojë në garat evropiane dhe po ashtu se kush do të bie nga Superliga.

Pra, s’ka pushim për gjyqtarin Mervan Bejtullahu.

Para pak javësh, Mervan Bejtullahu është shpallur “non grata” nga FC Prishtina, e cila u ndje e dëmtuar prej tij në lojë tëpër të rëndësishme.

Përveç Prishtinës, Bejtullahu është shpallur i padëshiruar edhe nga kampioni i Kosovës, Ballkani si dhe nga ekipi i Malishevës.

Këto klube kanë kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës që Bejtullahu të mos ndajë drejtësinë në ndeshjet e tyre.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy