Politika e pa menduar e kryeneqe, e katandisë vendin të rrëshqas në një konflikt të ri

by informim

NGA: ALBERT PRENKAJ

Provokimi i situatës në komunat në veri të Kosovës, e që i shkon për shtati politikës së Serbisë, është rrezik permanent për eskalim.

banner

Politika e pa menduar, kryeneqe e udhëhequr ne sharlatanizëm po e katandisë vendin të rrëshqas në një konflikt të ri.

Në aspektin politik një eskalim i tillë nxitë zërat popullist të të dy palëve: Vuçiq dhe Kurti. Kjo i konvenon presidentit të Serbisë Vuçiq, por edhe Kryeministri Kurti llogarit të rris përkrahjen.

“Pa u ba keq s’bohet mirë.”

Një ide e kotë, patetike, anakronike.

Në tavolinën e negociatave ky zhvillim i ngritë apetitet e palës serbe dhe e vendosë Kosovën në pozicion të pavolitshëm negociues.

Është vështirë të restaurohet një gjendje normale në të cilën qeverisja lokale e dalur nga zgjedhjet e fundit do të qeverisë. Popullësia lokale nuk e njeh këtë qeveri lokale. Pikë!

Ndërhyrja e policisë përkujton pamje të viteve të pushtetit represiv të Millosheviqit të viteve ‘90 të shekullit të kaluar. Por në atë kohë populli shqiptarë nuk merrte pjesë në zgjedhje. Qeveriste kryetari serb mbi popullin shqiptarë.

Rezultati?

Kosova sot është shtet!

Po të zgjohemi në njërën prej ditëve dhe në Ibër të vërehen mjete ushtarake të një ushtrie tjetër?

Kjo ndërhyrje do të ishte fait acomple. Një konflikt i ngrirë në mes Rusisë dhe NATO-s.

A po shkojmë drejt një protektorati ndërkombëtarë për serbët e Kosovës si në veri ashtu në jug, ashtu dhe për Kishën Ortodokse Serbe që do të përfundoj me shkëputjen e veriut?

Apo të gjitha veprimet e Kurtit dhe sejmenëve të tij kanë për qëllim arsyetimin e autononisë vetmenaxhuese që do të prodhojnë negociatat!?

Mbase Kurti me naivitet apo me qëllim bënë veprime të tilla, ashtu që të shkaktoj rrëzimin e qeverisë, duke menduar se me këtë mendësi (populliste) fiton përkrahjen edhe njëherë.

Shkuarja e tij nga pushteti do të lë prapa një dëm vështirë të riparueshëm. Kosova dhe populli i sajë do të ballafaqohet me probleme ekzistenciale.

Kjo situtë e krijuar e degradon Kosovën në sytë ndërkombëtarë, sjellë stagnim në zhvillim, nxitje edhe më të lartë të të rinjëve për t’u larguar nga vendi, ambijent toksik politik.

https://www.facebook.com/albertprenkaj/posts/pfbid0Q1vZkJH9YMyFALJwMSXbPNEYF4iZTxBYsxLkoBMMsT1C31Z5zk1iUQ8AvMJvy16dl?__cft__[0]=AZWzOR5Pq-trjnEVgPuVRei7sy2mpYHKCjFI6gyzN3ffiYXOkQyFjq_Pp0ZBqNGf70LL9mmsLkF5F4BzaG_PdPMNG60IEnVSVq63WRPv7XfiZcMQ5BbOGswaSjTFurLi1m5QUjyPUrNepBFKRjLakehu&__tn__=%2CO%2CP-R
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy