Bayern Munchen përjashton Oliver Kahnin dhe Hasan Salihamidziqin

by informim

Edhe pse Bayern Munchen e fitoi kampionatin e Bundesliges, kjo arritje nuk ishte e mjaftueshme për vazhdimin e pozitave në krye të klubit për Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic.

Oliver Kahn nuk është më CEO i FC Bayern München AG. Anëtar i bordit sportiv do të zëvendësohet edhe Hasan Salihamixhiq. Këtë e ka vendosur bordi mbikëqyrës i klubit. Kahn do të zëvendësohet nga nënkryetari aktual i bordit Jan-Christian Dreesen. Pasardhësi i Salihamixhiqit mbetet ende për t’u vendosur, njofton faqja zyrtare e Bayern Munchen.

banner

Dreesen 55 vjeçar ka shërbyer si nënkryetar i bordit të FC Bayern München AG për dhjetë vitet e fundit. Ai fillimisht njoftoi largimin e tij në vjeshtë në fund të sezonit 2022/23 për të kërkuar sfida të reja.

Sipas Herbert Hainer, kryetar i bordit mbikëqyrës të FC Bayern: “Jan-Christian Dreesen ka bërë një punë të jashtëzakonshme për FC Bayern gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai jeton me FC Bayern, e njeh klubin brenda dhe e di se çfarë është e rëndësishme këtu. Jemi shumë të kënaqur që ai po merr përsipër këtë detyrë. Ai është një person që është i gatshëm gjatë gjithë kohës për të punuar, dhe kjo është pikërisht ajo që i duhet FC Bayern në situatën aktuale.”

Pas marrjes së detyres së re, Jan-Christian Dreesen, tanimë CEO i FC Bayern tha: “Së pari, do të doja të falënderoja bordin tonë mbikëqyrës për besimin që kanë dhënë tek unë. Në fakt, unë kisha planifikuar diçka tjetër në jetën time – por kur FC Bayern thërret, ju lini gjithçka tjetër pas. Ky klub ka qenë gjithmonë një çështje zemre për mua dhe gjithashtu e di se çfarë fuqie pozitive mund të zhvillojë. Unë do të vazhdoj të përdor të gjithë energjinë time për të qenë i suksesshëm me FC Bayern në të gjitha fushat dhe mezi pres detyrën e re. Ata që më njohin e dinë se sa do të thotë për mua klubi, punonjësit e klubit dhe tifozët tanë”.

Kahn u emërua në bordin e FC Bayern München AG më 1 janar 2020. Më 1 korrik 2021, ai mori detyrën e CEO. Gjatë kohës së tij si anëtar i bordit, FC Bayern fitoi Ligën e Kampionëve të UEFA-s, Superkupën e UEFA-s, Bundesligën dy herë, Kupën DFB dhe Superkupën e DFL.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy