Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, e ka shpallur fitoren e tij në balotazh.
Ai në Stamboll para mbështetësve të tij foli për rëndësinë që sipas tij ka fitorja në këto zgjedhje.
“Ne kemi përfunduar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me favorin e kombit tonë”, ka thënë Erdogan.
“Vullneti juaj është bërë fuqia e pandryshueshme dhe e pandryshueshme e Turqisë në kutinë e votimit”, tha Erdogan në një fjalim në Stamboll, raporton Al Jazeera,
Kur janë numëruar shumica dërmuese e votave sipas mediave shtetërore, Erdogan është në avantazh.
Të gjitha burimet mediatike turke dhe perëndimore flasin tashmë për një fitore të Erdognait, në balotazhin e 28 majit.