“Javë e vështirë”, Vuçiq paralajmëron bisedime për Kosovën me Macronin dhe Scholzin

by informim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se java e ardhshme do të jetë e vështirë për Serbinë.

Kësisoj, ai ka paralajmëruar bisedime për Kosovën me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, pas zhvillimeve të fundit

banner

“Ftoj edhe një herë në bisedë të gjithë ata që janë përgjegjës në shoqërinë tonë, të cilët me dialog mund të ofrojnë një shans për stabilitet dhe përparim të mëtejshëm të vendit tonë. Java e ardhshme është e vështirë për të gjithë ne, kemi shumë detyrime ndërkombëtare, bisedime me të gjithë liderët evropianë nga Bratislava, Kishinev, bisedimet me Macron, Scholz deri në luftën për popullin tonë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq në Instagram.

“Dhe për ata që kanë frikë dhe pyesin nëse do të dorëzohemi nën presion, përgjigja ime është se nuk ka dorëzim dhe dorëzimi nuk është konsideruar kurrë”, deklaroi ai,

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy