Mbyllet sezoni, Ferizaj në barazh, Trepça’89 bie nga Superliga

by informim

Ka përfunduar komplet sezoni në Superligën e Kosovës në futboll.

Sot u zhvilluan të pesë ndeshjet e javës së fundit, teksa vëmendja ishte në dy prej tyre.

banner

Ferizaj arriti fitore në sekondat e fundit 2:1 ndaj Dukagjinit, duke mbetur në pozitën e tetë që dërgon në barazh dhe duke i ikur rënies nga liga.

Ishte Bujar Shabani i cili kaloi vendasit në epërsi, para se Otto John të barazonte shifrat.

Krejt në fund të ndeshje Astrit Fazliu realizoi me kokë, pas një reagimi të dobët të portierit të Dukagjinit.

E rënies nga elita e futbollit kosovar nuk mundi t’i ikte Trepça’89, përkundër që fitoi 2:1 ndaj Prishtinës.

Edhe këtu, mitrovicasit fituan në sekondat e fundit, por që nuk mjaftoi për ta evituar rënien nga liga.

Drita fitoi ndaj Drenicës me rezultat 3:1, kurse Malisheva mposhti Llapin 3:2.

Pa fitues dhe pa gola u mbyll dueli mes Gjilanit dhe Ballkanit. Suharekasit e festuan titullin e dytë radhazi të kampionit.

Ballkani e përfundon sezonin si kampion i Kosovës duke e mbrojtur titullin e kampionit dhe do të luajë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Drita e Gjilani përfunduan në pozitat dy e tre dhe do të garojnë në kualifikimet e Ligës së Konferencës

Drenica dhe Trepça’89 mbetën në pozitat e fundit dhe do të garojnë në Ligën e Parë edicionin e ardhshëm.

Ndërsa, Ferizaj do ta luajë ndeshjen e barazhit ndaj Lirisë, për vendin e fundit që siguron biletën për Superligë edicionin e ardhshëm

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy