Real Madridi do t’i paguajë Borussia Dortmundit 87 milionë funte të garantuara për Jude Bellingham – me 21 milionë funte të tjera që mund të ndiqen në shtesat që lidhen me performancën.
Los Blancos shpresojnë të përfundojnë lëvizjen e tyre për mesfushorin 19-vjeçar anglez këtë javë pas përfundimit të sezonit të Bundesligës. Atij i është ofruar një marrëveshje gjashtëvjeçare, me Realin që pranon t’i paguajë palës gjermane midis 1.75 dhe 3.5 milionë funte në sezon si shtesë gjatë rrjedhës së kontratës.
Këto shuma do të varen nga performancat e ekipit spanjoll në ligë dhe kupë në çdo sezon, dhe nga numri i ndeshjeve që Belingham luan dhe golat që shënon.
Burimet spanjolle sugjerojnë se ai do ta fillojë karrierën e tij në Madrid me një pagë javore që është shumë më pak se lojtarët e tyre më të paguar, por që rritja në 2025 dhe 2026 do ta vendosë atë më mirë mes tyre.