Një grua 35-vjeçare u shtrua në spital, një burrë 41-vjeçar vdiq, sistemet e mbrojtjes ajrore të Kievit rrëzuan të paktën 40 dronë që lëviznin drejt qytetit në orët e para të së dielës, tha kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko për mediet ndërkombëtare, duke shtuar se rrënojat e dronit ishin përplasur pranë një pike karburanti.
Forcat ruse kanë shënjestruar Kievin gjatë gjithë majit. Kreu i administratës civile dhe ushtarake lokale, Serhii Popko, tha të premten se kishte pasur 13 sulme gjatë muajit maj.
Moska ka fajësuar Kievin – dhe mbështetësit e saj perëndimorë – për numrin në rritje të sulmeve dhe operacioneve sabotuese, duke përfshirë Kremlinin, por Ukraina e ka mohuar përfshirjen. (Burimi: Reuters and Al Jazeera)