Siç mëson Gazeta “Informim.net”, nesër (e hënë) qytetarët serbë në komunat veriore kan paralajmëruar protesta për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.
Po ashtu këto burime i kan thënë gazetës se neser në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në komunat veriore nuk do të mbahet mësim.
Si shkas për ndërprerjenë e mësimit, institucionet paralele serbe e kan marrë gjoja shqetësimin dhe frikën e prindërve për sigurinë e fëmijëve, por edhe për stafin e mësimdhënësve përshkak të pranisë së madhe të policisë me armë të gjata, dhe mjetet e tjera motorike në afërsi të shkollave dhe vendeve ku nxënësit kalojnë rrugën për në shkollë
Në këto kushte, gjithnjë sipas burimit anonim të gazetës, strukturave paralele serbe kan thënë se shkollat nuk janë në gjendje ta zhvillojnë mësimin pa probleme dhe të sigurt, andaj për arsyet e lartpërmendura dhe gjithçka në interes dhe siguri të nxënësve, mësimi ndërpritet derisa të ekzistojnë arsyet e mësipërme dhe policia të mos tërhiqet/Informim.net