Analistja amerikane, Ivana Stradner ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po ndjek plotësisht hapat e homologut të tij rus, Vladimir Putin.
Perëndimi besonte, gjatë karrierës së hershme të Putinit, se mund të ishte properëndimor.
Siç ka shkruar ajo në rrjete sociale, në këtë drejtim Vuçiq ka krijuar një lëvizje të re gjoja properëndimore, në mënyrë që të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim.
“Vuçiq po ndjek plotësisht hapat e Putinit në karrierën e tij të hershme politike, kur Perëndimi besonte me naivitet se Putini mund të ishte properëndimor. Gjëja tjetër për Vuçiqin? Ai duhet të pastrojë reputacionin e tij në Perëndim dhe ai do të krijojë një lëvizje të re të rreme “pro-perëndimore”. Ai ka punuar për të për disa muaj dhe disa muaj më parë pashë disa serbë të rinj mbresëlënës në rrjetet sociale të cilët mburreshin se i bashkoheshin kësaj lëvizjeje”, ka shkruar ajo.
Vucic is totally following Putin’s steps in his early political career when the West naively believed that Putin could be pro-Western…
— Ivana Stradner (@ivanastradner) May 27, 2023
Next thing for Vucic? He needs to clean his reputation in the West and he will establish a new fake “pro-Western” movement. He has been… pic.twitter.com/abVZaanuvF