Vuçiq: Kurti ëndërron të jetë Volodymyr Zelenski

by informim

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se po vjen gjendja më e vështirë në Kosovë, diçka që nuk e kishim ëndërruar se do të ndodhte, shkruan mediumi serb B92, përciell Informim.net

“Mendoj se po vjen situata e vështirë në Kosovë. Diçka që nuk e kemi parë më parë, e gjitha kjo falë veprimeve provokuese dhe sjelljes tmerrësisht të papërgjegjshme të Albin Kurtit”, tha Vuçiq dhe shtoi se ka frikë nga konflikte të mëdha sepse Kurti, ëndërron të jetë Volodymyr Zelenski dhe serbët nuk mund ta tolerojnë më këtë.

Ai tha se sonte ka marrë lajme nga zyrtarët evropianë se janë të shqetësuar për ngjarjet e mundshme nesër sepse serbët me siguri do të protestojnë dhe do të kërkojnë kthimin e objekteve të tyre të uzurpuara., ka thënë Vuçiq/INFORMIM.NET

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy