Bërnabiq: KFOR-i po i mbron okupuesit

by informim

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se situata në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e vështirë.

Ajo ka falënderuar qytetarët serbë “që qëndruan të qetë dhe po përmbahen nga dhuna”, transmeton “RTS”.

banner

Bërnabiq po ashtu ka thënë se “KFOR-i po mbron okupuesit”.

“Unë nuk kam asnjë fjalë të mirë për partnerët tanë në BE apo partnerët tanë brenda KFOR-it. Reagimi i tyre ishte i vonshëm., ata duhet të ishin atje të premten siç janë sot. Mandati i tyre buron nga Rezoluta 1244 që është të mbrojë paqen dhe stabilitetin e mbi të gjitha njerëzit. Sot ata nuk mbrojnë njerëzit, nuk mbrojnë demokracinë dhe institucionet, por mbrojnë okupuesit nga demokracia dhe nga qytetarët e thjeshtë”, tha Bërnabiq. “Ne duhet të vazhdojmë të ruajmë paqen”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy