Hovenier: QUINT i propozoi Kurtit që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat e tyre jashtë objekteve komunale

by informim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje palëve për de-eskalim të tensioneve dhe t’i kthehen dialogut.

“Nuk jam në pozicion për të ju treguar se çfarë do të ndodhë në objektet e komunave të kryetarëve të sapozgjedhur. U bëj thirrje palëve që të deskalojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut, përtëritjes së raporteve, zgjidhja është përmes dialogut”, ka thënë Hovenier.

banner

Ai ka thënë se ambasadorët e QUINT-it kanë propozuar Kurtit që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat e tyre jashtë objekteve komunale në veri.

“Nuk është e drejtë që të përdoret dhuna dhe nuk është pranueshme. Me kërkesë të kryeministrit Kurti ne sot jemi këtu për të biseduar për situatën në veri dhe për të parë nëse marrëveshja në mes dy vendeve është duke u implementuar. Biseduam për rëndësinë e arritjes së një marrëveshje për de-përshkallëzim të situatës. Në kërkuam nga kryeministri që të merr hapa për të siguruar situatën”.

“ShBA dhe vendet e tjera të QUINT-it janë duke kërkuar që nuk është e nevojshme që kryetarët të punojnë çdo ditë në komunë por të gjejnë një mënyrë që ata të punojnë diku tjetër por të kryejnë detyrat, në një afat të shkurtër kohor. Marrëveshja që situata duhet të de-përshkallëzohet është por si duhet të ndodh ajo, nuk dihet nëse ka”, ka vijuar Hovenier.

Ndryshe, në orët e paradites, Hovenier është takuar me presidenten Osmani, i cili ka thënë se janë të shqetësuar për situatën në veri dhe se kryetarët nuk mund të hyjnë me forcë në zyrat e komunave.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy