Raportohet nga Leposaviqit se kryetari i ri i kësaj komune, Lulzim Hetemi, është duke qëndruar akoma brenda objektit, ndërsa me të janë edhe pjesëtarë të Policisë të Kosovës.
Siç shihet në pamjet përreth komunës, nuk ka pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe aty janë vetëm trupat e KFOR-it, që po e rrethojnë objektin. Turma në Leposaviq nuk është shpërndarë akoma.
Herët në mëngjes, është raportuar se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Sali Zyba ka hyrë në objektin e komunës së Leposaviqit. Siç raporton T7, nuk ka asnjë informacion publik se a ka dalë ai nga objekti i komunës.
Policët e Kosovës gjenden në rrugë të tjera të Leposaviqit, ndërkaq kontrollin përreth komunës e ka KFOR-i, i cili ka vendosur një kordon