Kurti: Jemi përjetësisht mirënjohës për lirinë që forcat amerikane në dhanë

by informim

Në kohën kur ai po kritikohet për dëmtimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi, ka shprehur mirënjohjen për sakrificën e forcave amerikane për ta mbrojtur lirinë e Kosovës.

Derisa SHBA-ja e ka dënuar publikisht veprimet e fundit të Qeverisë për t’i futur kryetarërt e rinj shqiptarë në tri komunat veriore, Kurti ka dalë me një postim “mirënjohës”.

banner

Sot ai ka nderuar ushtarët amerikanë që ranë gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

“Në Ditën e Përkujtimit, ne nderojmë trimat që sakrifikuan jetët e tyre për ta mbrojtur lirinë. Ne në Kosovë jemi përgjithmonë mirënjohës për mbrojtjen e jetëve tona dhe lirisë që forcat amerikane na dhanë. Kjo mbrojtje është prezentë sot kur forcat e KFOR-it ndihmojnë insitutcionet tona të mbajnë paqen”, ka shkruar Kurti.

Të premten, kryetarët shqiptarë të zgjedhur nga një numër i vogël i qytetarëve të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, kanë hyrë në objektet e komunave, përkundër rezistencës së një grupi të banorëve lokalë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më pas misionet e tjera diplomatike të shteteve që konsiderohen aleate të Kosovës, e kanë dënuar vendimin për hyrjen, sipas tyre, të dhunshme, të kryetarëve në komuna. Ka reaguar edhe Sekretari amerikan, Antony Blinken, i cili ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të tërhiqet nga vendimi për t’i futur kryetarët në objekte përmes njësisë speciale.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy