NATO dënon fuqishëm sulmet e paprovokuara ndaj KFOR-it në veri

by informim

NATO ka dënuar rëndë sulmet ndaj KFOR-it, nga grupet kriminale serbe në veri të Kosovës.

NATO u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të marrin masa në de-përshkallëzimin e situatës kritikee.

“NATO dënon fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e një numri prej tyre. Sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë”.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që nxisin më tej tensionet dhe të angazhohen në dialog”.

“KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të paqes dhe do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”, thuhet në njoftim.

Së fundi KFOR-i ka bërë të ditur se rreth 25 ushtarë të këtij misioni janë plagosur në Zveçan gjatë protestave nga qytetarët serbë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy