Përplasje mes ministrit Murati e opozitës në Komisionin për buxhet ku po diskutohet paga minimale

by informim

Në Komisionin për Buxhet po shqyrtohen amandamentet për projektligjin për pagën minimale. Në Komision ka ardhur deri te përplasja mes ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe deputetëve të opozitës.

Deputeti i PDK, Ferat Shala ka kërkuar që të fshihen nenet që kanë të bëjnë me veteranët. Ai ka thënë se përjashtimi i veteranëve është i papranueshëm.

banner

“Është e drejtë ligjore, kushtetuese dhe humane andaj kërkojmë që të fshihet kjo pikë” ka thënë ai.

Shala ka thënë se nuk pranojnë një formë të tillë të ligjit që përjashton veteranët nga përfitimi i rritjes së pagës minimale.

“Ne nuk pranojmë të vazhdojmë me tutje nëse nuk largohet ky nen”, ka thënë Shala, duke shtuar se nuk do të marrin pjesë në asnjë pikë tjetër nëse nuk bëhet kjo.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se po mundohen që të krijojnë hapësirën për rritjen e pagës minimale për punëtorët e sektorit privat që janë më paga nën nivelin 170 euro. Ai ka thënë se çështja e pensioneve të tjera do të bëhet në mënyrë të veçantë.

Por, Shala ka thënë se nuk kanë besim që do të ndodhë një gjë e tillë, pasi ka 13 muaj që ligji është në sitar.

Shala ka thënë se inflacioni nuk ka qenë në këtë shkallë kur është bërë ligji para disa viteve edhe pse mund të ketë qenë gabim.

“Pagën minimale e keni propozuar 260, çfarë reflekton kjo pagë kur është rritur inflacioni”, ka thënë ai.

Sipas tij, sot është edhe më e arsyeshme duke e pasur parasysh edhe situatën në veri.

“Sot është edhe më e arsyeshme duke e parë situatën në veri dhe kur po e shihni se nuk po ju kryejnë punë mercenarët”, ka thanë Shala, duke iu drejtuar ministrit të Financave Hekuran Murati.

Edhe deputeti i AAK-së, Palë Lekaj ka thënë se është mirë që paga minimale për këtë vit të jetë 370 dhe se kjo nuk do të ketë ndikim tek Qeveria.

“Nëse e lënë pagën 270 euro unë nuk shoh që kemi bërë diçka pasi siç e dini pak kush ka page të tillë tani”, ka thënë ai.

Ministri Murati ka thënë se gjatë vitit të kaluar ka pasur disa takime me shoqatat e të dala nga lufta. Ai ka thënë se propozimi ka qenë që të ketë një ligj të ri dhe që fillimisht të bëhet pastrimi i listave e më pas të këtë edhe trajtim të dinjitetshëm.

Por, sipas tij nga organizatat nuk ka pasur vullnet pasi ato kanë kërkuar fillimisht që të ketë rritje të pagës e më pas të ketë edhe verifikim të listave.

Ai ka thënë se për kategoritë e veteranëve dhe kategorive të dala nga lufta, duhet një koncensus edhe me partitë politike.

I pyetur nga deputeti Eman Rrahmani se sa do të jetë paga e veteranëve pas miratimit të ligjit, ai ka thënë se paga për veteranët nuk preken.

“Ai ka thënë se pagesat e veteranëve rregullohet me ligj tjetër dhe shkëputja është bërë me një ligj tjetër”, ka thënë Murati.

Deputetja Duda Balje, ka thënë se ka një mosbesim te kategoritë që po largohet lidhshmëria me pagën minimale.

Ajo ka pyetur pse duhet të largohen këto kategori nga ligji dhe derisa të mos sjëllet një ligj tjetër që e rregullon.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar përgjigje pse është vonuar ky ligj dhe nuk është sjellë.

Ai ka thënë se ligji ka shkelje kushtetuese dhe duhet të tërhiqet nga Qeveria dhe të rregullohet.

Ai e ka quajtur ministrin Murati, mashtrues tipik. Kjo deklaratë e tij ishte pasi ministri Murati tha se opozita po kundërshton ligjin.

Hoti tha se Qeveria e ka shumicën dhe duhet të miratojë.

“Për kurgjo nuk je i zoti, asnjë reformë nuk e ke bë. Je i zoti vetëm për ofendime dhe për sharje”, ka thënë ai.

Sipas Hotit, asnjë reformë dhe asgjë nuk është prezantuar nga Murati.

“Krejt çka ke bërë është se i ke ofendu deputetët, i ke nënqmu. Po të shkon mandati pa ta pa hajrin asnjë qytetarë në Kosovë”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy