61
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar ndaj sulmeve të grupeve serbe ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës.
Begaj ka dënuar ashpër sulmet dhe ka thënë se popullsia serbe në Kosovë po keqpërdoret. Po ashtu, ai ka thënë se autoritetet në Kosovë duhet të tregojnë maturi e durim dhe se askush nuk mund të vë në pikëpyetje sovranitetin e Kosovës.