Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të situatës në veri të vendit, janë anuluar aktivitetet e parapara për ditën e sotme në kuadër të ushtrimit “Defender Europe 23”.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se vetëm sot do të anulohen aktivitetet.
“Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet.” – thuhet në njoftim.
Në këtë ushtrim, Kosova merr pjesë me 1 mijë e 400 trupa të FSK-së, si dhe është nikoqir në mesin e 25 shteteve pjesëmarrëse.
Ndërkohë, situata në veri të vendit ka eskaluar për shkak të kundërshtimit të kryetarëve të rinj shqiptarë nga serbët lokalë.
Të hënën pati edhe ushtarë të KFOR-it të lënduar për shkak të dhunë nga protestuesit.