Jane Fonda kohët e fundit ka kritikuar burrat e bardhë pasi pretendoi se ata janë shkaku kryesor i “krizës klimatike”. Gjatë paraqitjes së saj në Festivalin e Filmit në Kanë gjatë fundjavës, Jane tha se “nuk do të kishte krizë klimatike nëse nuk do të kishte racizëm”.
“Kjo është serioze. Ne kemi rreth shtatë, tetë vjet për të reduktuar në gjysmën e asaj që përdorim nga lëndët djegëse fosile dhe për fat të keq, njerëzit që janë më pak përgjegjës, janë më të goditurit”, tha 85-vjeçarja. Pra “Jugu i botes, njerëz në ishuj, njerëz të varfër me ngjyrë”. “Është mirë që ne të gjithë ta kuptojmë se nuk do të kishte krizë klimatike nëse nuk do të kishte racizëm”, tha ajo duke shtuar se nuk do të kishte krizë klimatike nëse nuk do të kishte patriarkati.”
“Një mentalitet që i sheh gjërat në një mënyrë hierarkike. Burrat e bardhë janë ata që kanë rëndësi dhe më pas gjithçka tjetër [është] në fund”, shtoi ajo. Në janar, Jane u shfaq në The Kelly Clarkson Show dhe ndau mendimet e saj mbi lidhjen midis ndryshimit të klimës dhe racizmit. Ajo gjithashtu zbuloi se si miliarderët po dërgojnë ndotje tek komunitetet që nuk kanë zë”. “Vendoseni aty. Ata nuk mund të luftojnë. Dhe kjo është arsyeja pse një pjesë e madhe e lëvizjes klimatike tani ka të bëjë me drejtësinë klimatike,” komentoi ajo.