Korrespodenti i gazetës ukrainase Kyiv Post, Jason Jay Smart ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Sipas gazetarit, Vuçiq po provokon një konflikt drithërues në Kosovë.
“Konflikt drithërues në Ballkan. Përplasje të ashpra mes serbëve dhe paqeruajtësve ndërkombëtarë në Kosovë”, shkruan Smart.
🇷🇺 STIRRING CONFLICT IN THE BALKANS??
— Jason Jay Smart (@officejjsmart) May 29, 2023
Severe clashes between Serbians🇷🇸 and international peacekeepers in Kosovo 🇽🇰.
🇷🇺 Putin’s puppy, 🇷🇸 Pres. Aleksandar Vučić, will deliver a an address on the situation shortly.
Serbia’s role is to distract the West from Ukraine 🇺🇦. pic.twitter.com/43YpCCG9IQ
Ai shton se presidenti serb me politikën e tij ka rol edhe ka largimin e Perëndimit nga Ukraina.
“Këlyshi i Putinit, presidenti Aleksandar Vuçiq, së shpejti do të mbajë një fjalim për situatën. Roli i Serbisë është të largojë Perëndimin nga Ukraina”, ka përfunduar ai.