Kryetari i Zveçanit: Nuk do të dal në zyrë derisa të stabilizohet situata

by informim

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka folur për vazhdimin e punës në objektin e komunës për të cilën është zgjedhur që ta drejtojë.

Ai ka deklaruar se sot ka punuar nga Zyra e Komuniteteve në fshatin Lipë për shkak të tensioneve që  ndodhën si pasojë e përshkallëzimit të protestave atje dje dhe sot.

Pos kësaj, Peci ka pohur se do ta vazhdojë punën në objektin e Komunës së Zveçanit kurdo që nuk ka rrezik.

“Do të shkoj në momentin që sigurohen kushtet për punë, qysh nga nesër do të shkoj nëse e shohim që i kemi kushtet për punë”, ka thënë Peci.

Dje nga protestat në Zveçan janë lënduar 25 ushtarë të misionit të NATO-së në Kosovë, KFOR. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar edhe pesë persona. /klankosova

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023