Lista Serbe ka kërkuar nga serbët në Veriun e Kosovës që të mos sulmojnë forcat e KFOR’it.
Përmes një komunikate, Lista Serbe ka treguar se kanë shkuar te përfaqësuesit e KFOR’it që janë vendosur rreth objektit të Zveçanit, pasi dyshohet për një mjet shpërthyes.
E sipas Listës Serbe dyshohet se ishte vetëm fishekzjarrë.
”Pasi mësuan se në media u shfaqën informacione se sonte në drejtim të ushtarëve të KFOR-it në rrethinën e menjëhershme të ndërtesës së komunës së Zveçanit, përfaqësuesit e Listës Serbe menjëherë u nisën në vend dhe në bisedë me përfaqësuesit e KFOR-it në terren morën vesh se ka shumë të ngjarë të ishte një fishekzjarrë”, thuhet në komunikatë.
”Lista Serbe u bën thirrje qytetarëve që të mos rrezikojnë sigurinë e ushtarëve të Kforit, sepse secili që e bën atë punon kundër interesave të popullit serb”, vazhdon komunikata.
Protestuesit serbë gjatë hënës u përleshën me pjesëtarët e KFOR’it duke i lënduar disa prej tyre.