Sulmuesi Argjentinas i Interit u martua me Agustina Gandolfo, me të cilëve dy vite më parë u kishte lindur vajza Nina. Tashmë çifti është në pritje të fëmijës së dytë.
Lautaro Martinez tha po më 29 maj, u martua me partneren e tij historike Agustina Gandolfo. Dasma u organizua në Villa D’Este në Cernobbio. Ceremonia u zhvillua në parkun me pamje nga liqeni Como. Pas ritualit, të dy bashkëshortët kanë ecur me një tapet me petale të bardha nën duartrokitjet e të pranishmëve, si dekorimet me lule dhe kolltukët ku ishin ulur të ftuarit. Nusja ka zgjedhur një fustan të bardhë nga Atelier Emè, ndërsa dhëndri ka zgjedhur një kostum blu. Gjatë festës Agustina ka treguar një fustan mini, të bardhë me thekë.
Lautaro Martinez dhe Agustina Gandolfo u martuan në një rit fetar pas atij civil që u mbajt më 12 maj në Milano. Çifti zgjodhi dy unaza martese nga Damiani Be Reel në ar të verdhë dhe diamante. Gjithashtu nga Damiani u zgjodhen disa bizhuteri të çmushme që nusja veshi gjatë festës së mbrëmjes. Prerja e flokëve të futbollistit është rezultat i një krehëri dhe gërshërë nga Luigi Paesano, nga berberët sartorial të Napolit. Në event morën pjesë 120 të ftuar: mes të shumtëve nuk mungonte Romelu Lukaku. Aty duhej të ishte edhe Leo Messi me gruan e tij Antonela, por duket se në fund nuk arriti të mbërrinte në Itali në kohë.
Kush është Agustina Gandolfo, gruaja e Lautaro Martinez
E lindur në vitin 1996, Agustina Gandolfo është argjentinase si Lautaro Martinez. Të dy u takuan në vitin 2018 në një klub nate në Buenos Aires. Ajo është një blogere mode dhe sipërmarrëse, e cila, nga dashuria për lojtarin, la dyqanet e saj në Amerikën e Jugut për t’u transferuar në Itali. Në vitin 2021, çifti kishte një vajzë, Nina. Së shpejti do të lindë djali i dytë i cili do të quhet Theo.