Ministria e Arsimit ka marrë informacionet se pas situatës së tensionuar në komunat veriore të vendit, mësimi nuk është mbajtur në disa shkolla, megjithëse për një gjë të tillë nuk kanë marrë raport zyrtar.
Sipas ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, përkundër angazhimit për përfshirjen e këtyre institucioneve arsimore ne sistemin e Republikës së Kosovës, ka pas hezitime, andaj sipas saj kjo mund të jetë një prej faktorëve të rezistencës, raporton Klan Kosova.
Telashe po mund t’i nxjerrë edhe institucioni i vetëquajtur “Universiteti i Prishtinës”, këtij në kryeqytet, Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Por në lidhje me këtë, në dikasterin e Arsimit nuk deklarojnë plan konkret, veçse thonë se do e mbështesin UP-në.
MAShTI, në konferencën për punët e ministrisë ka informuar edhe për një mori çështjesh tjera, përfshirë edhe mospërfilljen e Udhëzimit Administrativ për përzgjedhjen e përfaqësuesve të prindërve.