Këngëtarja e njohur shkupjane, Altuna Sejdiu – Tuna, është mjaft aktive në muzikë që pas rikthimit të saj.
Bashkëpunimi i saj më i fundit me ish-të dashurin, reperin Cozman, është pritur mirë nga publiku.
Si rrjedhojë, Tuna po vazhdon të jetë mjaft aktive me paraqitje të ndryshme nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore.
Së fundmi, këngëtarja e hitit “Dyshemeja” ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja nga paraqitja e saj më e fundit në një nga mbrëmjet muzikore.
E veshur me një kostum të kuq të ngushtë, Tuna theksoi mjaft mirë siluetën e saj të trupit.
Ndërkohë pjesa e hapur te dekolteja, vuri gjithashtu në pah gjoksin atraktiv të këngëtares shqiptare.
“Me mua në të kuqen”, shkroi ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk munguan.